Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/ Pasi u futën në teatrin “Petro Marko”, qytetarët bllokojnë rrugën

28/12/2025 20:04

Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre ditësh.

Qytetarët janë futur në ambientet e teatrit dhe kanë ndërprerë gjithashtu një mbrëmje gala që zhvillohej aty.

Ata u futën me bidonë dhe pankarta në duar për të kërkuar rikthimin e ujit, ndërkohë që mbrëmja gala u ndërpre pasi protestuesit refuzuan të linin ambientet e teatrit.

Më pas ata vijuan protestën e tyre dhe në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB