Manuel Neuer bëri hapat e tij të parë në futbollin profesionist me ekipet zinxhirë të Schalke 04. Më pas ai kaloi te Bayerni i Mynihut ku u shndërrua në një prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit botëror.

Por tani, në moshën 39 vjeçare, portieri gjerman tregon një prapaskenë të së kaluarës së tij kur ai ishte ende me ekipet e të rinjve te Schalkes, Arsenali dhe Këlni ishin shumë pranë blerjes së kartonit të tij histori që e tregon vetë Neuer.

‘Pas U19, FC Köln ishte shumë i interesuar për mua, ashtu sikurse edhe Arsenal-tregon Neuer-në atë kohë trajner ishte ende Arsene Wenger që flet shumë gjuhë. Por unë nuk doja të shkoja jashtë sepse e dija që do të ishte e vështirë për një portier të ekipeve zinxhirë. Duhet të kesh shumë reputacion që të bëhesh numri 1 në Angli’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB