“Në një lidhje dashurie me Krist Dragot”/ Xhodi i përgjigjet mesazhit të papritur në ‘Fan Club’: Ka sy shumë të bukur, jemi vetëm…

28/12/2025 18:18

Ish-banorja e Big Brother Vip 5, Xhodi Skura, e cila u eliminua mbrëmjen e kaluar, ka folur më shumë për jetën e saj personale jashtë shtëpisë.

Pas një mesazhi të papritur që kishte ardhur në rubrikën ‘Inbox Secret’ të Fan Club, ku një ndjekës i kishte uruar jetë të lumtur në lidhjen e saj me Krist Dragot, Xhodi tregoi të vërtetën pas këtij mesazhi.

Sipas saj, edhe pse Krist Dragot ka sy po as të bukur sa edhe Kristi Lamaj të cilit ia komplimentojë edhe brenda në shtëpi, ish-banorja u shpreh se ata janë thjesht miq në rrjete sociale duke mos dashur të tregoi më shumë.

“Nuk kam pasur njohje me askënd aty. Të them të drejtën asnjë nga djemtë, kam ndenjur shumë me Kristin, i ka sytë shumë të bukur, ka qenë edhe një batutë në tualet kur i thash në sytë e tu shoh sytë e mi.

Më paskan ndjekur këto Kristat. Nuk është se dua të flas për këtë pjesë, por jo jo nuk ka lidhje. Po e njoh jemi ‘friends’ në Instagram. Unë komplimentova sytë e Kristit që është në BB, por tani që e mendoi edhe Krist Dragot ka sy shumë të bukur”, u shpreh ish-banorja.

“Përshëndetje Fan Club, jam shumë e mërzitur që doli Xhodi por i uroj jetë të lumtur me Krist Dragot se janë super çift”, ishte mesazhi i ardhur në ‘Fan Club”, shkruhej në mesazhin e ardhur në Inbox.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB