Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Albin Kurti drejt formimit të qeverisë pa opozitën. Ja si ndahen mandatet e katër partive kryesore
Pas përfundimit të procesit të votimit në Kosovë, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Me anë të një videomesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ai thotë se vullneti i qytetarëve ndodhet brenda kutive dhe i kujton komisionerëve se kanë një tjetër detyrë të rëndësishme vendimtare.
“Mirëmbrëma të gjithëve,
Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit. Ruajtja e këtij vullneti të shprehur është esencial për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor. Aty e kemi përcaktimin për të ardhmen e vendit tonë dhe të institucioneve të tij.
E për këtë gjë, mendjet, sytë dhe veshët tanë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Keni detyrë tejet të rëndësishme saqë vendimtare.
Ju faleminderit e mirupafshim”, shkruan Kurti.
Top Channel