Ditën e sotme është raportuar se anëtarja e kryesisë së forumit të gruas nga partia Lista Serbe dhe aktualisht Kryetare e Komunës së Ranillugut, dyshohet se përmes anëtarëve të Komisionit Komunal zgjedhor të kësaj partie në komunën e Ranillugut ka ushtruar ndikim tek votuesit e pa përcaktuar ose votuesit e subjekteve të tjera.

Të njëjtit dyshohet se janë kanosur për ndërprerje të benifiteve të cilat këta qytetar i përfitojnë nga shteti i Serbisë, në rast të mos votimit sipas udhëzimeve.

E dyshuara është shoqëruar në ambientet e hetimeve rajonale dhe intervistuar në prezencën e avokatit me qëllimi të verifikimit të informacioneve dhe sqarimit të rrethanave.

Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është liruar, ndërsa rasti “Cenim i fshehtësisë së votimit” do vazhdoj të hetohet nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB