E eliminuara e parë e këtij sezoni të Big Brother VIP, flet në Fan Club Xhodi Skura: Më penalizoi… 28/12 14:52
Emiliano Lule po përballet me urgjencë shëndetësore pasi ka bërë një aksident automobilistik.
Emiliano i njohur për historinë e tij që nga viti 1997 kur humbi shikimin nga një shpërthim gjatë trazirave në Shqipëri, po përjeton sërish një situatë të rëndë me shëndetin. Nga aksidenti ai ka pësuar fraktura në krah, të cilat kërkojnë trajtim me implante ortopedike në qendra shumë të specializuara, që e rrezikojnë plotësisht edhe për humbjen e shikimit.
Në një llogari Gofundme të hapur për të, teksa shpjegohet rasti, kërkohet ndihmë pasi kostot e trajtimeve mjekësore janë vlerësuar në shuma shumë të larta dhe ai gjendet përballë vështirësive të mëdha financiare.
Top Channel