Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, dalin exit poll-et e para. Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK me 27 deputetë e dyta, LDK e treta
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, dhe mos ta lënë për në moment të fundit.
Me një video-mesazh në rrjetin e tij në Facebook, Kurti është shprehur se sa më e gjerë të jetë pjesëmarrja në zgjedhje, aq më i gjerë do të jetë legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit.
“Të dashur qytetarë,
Janë më pak se dy orë e gjysmë nga koha kur do të mbyllën vendvotimet. Sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit. Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të gjithë miqtë, familjarët të dalin e të votojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës.
Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit”, shkruan Kurti.
Top Channel