Pas javësh përleshjesh vdekjeprurëse, armëpushimi midis Tajlandës dhe Kamboxhias hyn në fuqi, çfarë do të ndodhë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 goditi bregdetin verilindor të Tajvanit mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:05 sipas kohës lokale.
Sipas Administratës Qendrore të Motit (CWA), lëkundjet u ndien pothuajse në të gjithë ishullin.
Tërmeti u përjetua me intensitet të lartë në disa qytete kryesore, përfshirë kryeqytetin Taipei, New Taipei, Taichung, Taoyuan dhe Tainan.
Sipas shkallës shtatë-nivelëshe të intensitetit sizmik të Tajvanit, lëkundjet u vlerësuan në nivelin 4 në shumicën e rajoneve, një nivel që shkakton lëkundje të forta të ndërtesave dhe objekteve.
Deri në këto momente, autoritetet lokale nuk kanë raportuar për viktima apo dëme të mëdha materiale. Megjithatë, ekipet e emergjencës mbeten në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën, pasi tërmete të kësaj magnitude shpesh shoqërohen me pasgoditje.
Tajvani ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, e njohur si “Unaza e Zjarrtë” e Paqësorit. Për këtë arsye, infrastruktura dhe popullsia e vendit janë përgjithësisht të përgatitura për përballimin e tërmeteve.
Top Channel