Lewandowski dhe bonusi i golave: Më kërkonin të mos shënoja? Barcelona, e kujdesshme edhe me qindarkat… 27/12 19:19
Pati momente frike në stadiumin Tardini të Parmës gjatë kohës shtesë në ndeshjen midis skuadrës emiliane dhe Fiorentinës.
Sulmuesi i skuadrës Violë, Roberto Piccoli, pësoi një goditje në gjoks në një përplasje të fortë dhe mbeti për disa minuta pa ndjenja. Menjëherë, pati një shqetësim të madh midis shokëve të ekipit dhe kundërshtarëve, si dhe në tribunat, të cilat ranë në heshtje.

Stafi mjekësor i Fiorentinsë ndërhyri menjëherë, i ndjekur nga mjekët e Parmës. Për fat të mirë, Piccoli u ngrit dhe doli nga fusha. Lojtari u largua nga fusha nën duartrokitjet e të gjithë stadiumit.
Top Channel