I dënuar me burg për ‘mashtrim’, arrestohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim në Shkodër
Nicole Kidman kaloi Krishtlindjet e saj të para vetëm, që nga ndarja nga Keith Urban në Australi me dy vajzat e tyre të vogla, Sunday Rose dhe Faith Margaret.
Aktorja vendosi t’i kalonte festat në atdheun e saj, disa muaj pas divorcit. Një burim pranë Kidman i tha People se ajo ishte veçanërisht e lumtur që ishte kthyer në shtëpi për Krishtlindje. “Nicole dhe vajzat janë në Australi për festat. Kjo është e gjitha që ajo dëshironte pas një vjeshte të ngarkuar. Ajo thjesht donte të festonte Krishtlindjet në shtëpi. Është shumë e emocionuar.”
Nicole Kidman Spends First Christmas Since Keith Urban Split in Australia with Their Daughters: 'All She Wanted' (Exclusive) https://t.co/D26c0Dlm18
— People (@people) December 25, 2025
Nicole Kidman paraqiti kërkesë për divorc nga Keith Urban më 30 shtator, pas gati 20 vitesh martesë, duke përmendur ” dallime të papajtueshme “. Sipas revistës, pavarësisht zhvillimeve, aktorja ” po shkon mirë “, duke mbetur optimiste dhe e përqendruar në atë që e konsideron të rëndësishme. ” Ajo është pozitive dhe e përqendruar në atë për të cilën ndihet mirënjohëse, dhe kjo është shumë. Ajo ndihet shumë e bekuar “, tha një burim pranë aktores.

Kidman është gjithashtu nëna e Connor dhe Bella nga martesa e saj e mëparshme me Tom Cruise. Në nëntor, një burim i tha People se dy vajzat që ajo kishte me muzikantin e ndanin kohën midis dy prindërve të tyre: “Vajzat jetojnë me Nicole, por kalojnë sa të duan kohë me Keith. Nuk ka drama.”
Top Channel