FOTO/ Blendi Gonxhja harron për disa orë akuzat e SPAK për zyrtarët e majtë, troket gotat e verës me stafin dhe publikon fotot e festës me balerina

27/12/2025 17:53

Ditët e fundit të çdo fund viti kanë shërbyer për administratën për të kaluar disa momente feste, të shoqëruara me ushqim tradicional, por edhe një gotë verë.

Pamjet nga një aktivitet institucional kanë nxitur edhe njëherë debat mbi etikën dhe përfaqësimin publik.

E vendosur në qendër te kritikave pas hetimeve të SPAK-ut ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku apo arrestimeve te AKSHI, trokitja e gotave të fundvitit ka munguar.

I vetmi që ka prishur këtë rregull ka qenë Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhnja, i cili ka organizuar një festë me stafin e dikasterit që drejton, madje e ka publikuar atë edhe në faqen e tij në Facebook.

“Asgjë nuk arrihet pa ata! Ekipi i MTKS, heronjtë e heshtur pas kuintave, pas skrivanive e orëve të gjata mbi letra, projekte e procese pune të lodhshme, që feston fundvitin plot motivim e entuziazëm për 2026-ën e sukseseve! Faleminderit është pak, party-n e keni hak të gjithë nëse punoni kaq mirë! Gëzuar Festat, kolegë, miq, shëndet e mbarësi paçi!”, shkruan Gonxhja.

Fotot e publikuara prej tij tregojnë performancat e balerinëve profesionistë të cilët ishin ftuar për të dhuruar spektakël para stafit të ministrisë në një atmosferë luksoze.

FOTO GALERI
1/49

Top Channel

DIGITALB DIGITALB