“Më vjen keq që është fëmija juaj”/ Debat i ashpër mes Selinit dhe Kristit: Babai im është në moshën e Mirit Deputetë demokratë të mbështetur nga të rinj të Forumit Rinor kanë shkruar sot në mbrëmje pranë shtëpisë së kryeministrit Rama në Surrel.
Klevis Balliu, Elda Hoti dhe Besart Xhaferri kërkuan dorëheqjen e kreut të Qeverisë dhe përballjen e tij me drejtësinë për akuzat e ngritura nga SPAK.
“Në qoftë se nuk jep dorëheqjen, nuk largohesh, je kapur në krim, ke vjedhur paratë e shqiptarëve dhe është koha të mbash përgjegjësi. Me hir a me pahir, është zgjidhja jote, por qytetarët nuk do të ndalen derisa të të largojnë”, tha Balliu gjatë protestës.
Ndërsa Xhaferri u shpreh se “Edi Rama nuk do i shpëtosh dot gjeneratës Z. Nuk do i shpëtosh dot të rinjve të cilët i detyrove të ikin nga ky vend dhe të vuajnë dhe mos të shohin më të afërmit e tyre. I ke larguar, i ke dëbuar”.
Top Channel