U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier
Ka ndërruar jetë një 42-vjeçar gjatë një loje futbolli në fshatin Novoselë të Vlorës.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi B. R., rezident në Gjermani, u godit nga topi në kraharor dhe humbi jetën gjatë transportit për në spital, ku dyshohet se ka pësuar atak kardiak.
“Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel