Vetmia, ekspertët japin alarmin: Në ditët e festave, bëhet “vrastare” 26/12 14:44
Katërmbëdhjetë persona u plagosën në një sulm me thikë në një fabrikë gomash të rënda në Japoninë qendrore, sipas shërbimeve të emergjencës.
Një zëdhënës i shërbimit tha se kishte marrë një telefonatë nga një fabrikë gome fqinje që thoshte se “pesë ose gjashtë persona ishin therur” dhe se “një lëng në formën e një spreji” ishte përdorur gjithashtu në sulm. Mediat japoneze, përfshirë transmetuesin publik NHK, raportuan arrestimin e një burri të dyshuar për tentativë vrasjeje.
Nga 14 të plagosurit, të paktën gjashtë janë në spital.
Krimet e dhunshme janë relativisht të rralla në Japoni, ku shkalla e vrasjeve është e ulët dhe ligjet për armët janë ndër më të rreptat.
Top Channel