Që kur hoqi atletet dhe veshi kostumin e prezantuesit, ai është bërë një nga të preferuarit e publikut, duke ofruar jo vetëm njohuritë e tij për NBA-në, por edhe shumë të qeshura.

Shaquille O’Neal, nuk ka problem…apo ngërçe (fjalë për fjalë dhe figurativisht) para kamerave, diçka që e dëshmoi gjatë pushimit të ndeshjes së Krishtlindjeve New York Knicks – Cleveland Cavaliers.
Në pjesën e parë të ndeshjes në studion e ESPN-s, katërshja e famshme (Charles Barkley, Ernie Johnson, Kenny Smith dhe O’Neal) filloi të analizonte ndeshjen kur Smith (i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me qendrën) filloi ta ngacmonte, deri në atë pikë sa i hodhi kapelen…

Kaq ishte! Shaquille u ngrit nga vendi i tij dhe filloi të vraponte drejt ekraneve të videos drejt të cilit Smith po shkonte tashmë, me të dy që bënin një garë se kush do të arrinte i pari atje. Por Shaq nuk pati kohë të ndalej dhe ra fort mbi ekrande, duke e shkatërruar atë.

Të gjithë në studio nuk mundën t’i mbanin të qeshurat, por fakti që askush nuk shqetësohej për gjendjen e O’Neal dhe… jastëkët që shfaqeshin pas ekranit të thyer i detyroi protagonistët të pranonin se e gjithë kjo ishte e paramenduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB