Boxing Day në Premier League, Dorgu i jep fitoren Manchester United ndaj Newcastle
Ashtu si dy vitet e kaluara, ylli i Liverpoolit postoi një foto me një pemë Krishtlindjesh për t’u uruar të gjithëve festat e fundvitit, por bashkëbesimtarët e tij edhe këtë herë nuk e pritën mirë.
Mohamed Salah është në Marok për ndeshjet e Egjiptit në Kupën e Kombeve të Afrikës, por në Angli familja e tij po relaksohet dhe po shijon sezonin festiv, gjë që ka shkaktuar sulme online kundër yllit të Liverpool-it. Salah postoi një foto të fëmijëve të tij nën pemën e Krishtlindjeve në rrjetet sociale dhe shkroi “Gëzuar Krishtlindjet”.

Por ndjekësit e tij myslimanë nuk e pritën shumë mirë. Në fakt, ai mori një mori komentesh që shprehnin zhgënjimin e tyre, duke e kritikuar Salah për zgjedhjen e këtij postimi, me shumë që e përshkruanin këtë akt si “të trishtueshëm” për një “përfaqësues të Islamit”.
Disa nga komentet më karakteristike ishin:”Mo Salah, të doja si tifoz edhe pse mbështes Manchester Cityn. Të shihja si modelin tim. Edhe pse nuk luajte kurrë për Manchester Cityn, më frymëzove. Por pas kësaj, nuk mund të të shoh më si model. Ma theve zemrën.”
“Ti je mysliman…duhet ta respektosh fenë dhe kulturën tënde… çfarë po u tregon miliona njerëzve?”
“Vëlla, ki frikë Zotin për të mirën tënde. Ti je mysliman dhe miliona të ndjekin dhe të duan, shumica prej tyre myslimanë dhe të rinj. Dhe ata do ta shohin atë që po bën si diçka normale dhe të parëndësishme, ndërsa është një mëkat i madh, një bidat dhe diçka që nuk i përket myslimanëve.”
Top Channel