Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Lushnjës.

Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, pranë kryqëzimit të fabrikës së miellit.

Në aksident është përfshirë një automjet dhe një motor. Nga përplasja ka marrë plagë të rënda drejtuesi i motorit, shtetasi Marjus Doksani. 33 vjeçari, nga fshati Qamic, Berat, ndodhet në spital për trajtim mjekësor.

Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë automjeti, i cili dilte nga një biznes në anë të rrugës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB