VIDEO/ Skena filmash në Kazakistan, shoferi humb kontrollin e mjetit teksa bënte ‘spektakël’ në mes të sheshit, rrëzon pemën e Krishtlindjes 12 metra të lartë

25/12/2025 08:27

Një shofer në qytetin Saryagash të Kazakistanit gaboi që zgjodhi të bënte “spektakël” në sheshin qendror, pasi përfundoi duke rrëzuar një pemë të madhe Krishtlindjesh.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë shoferin duke bërë manovra të rrezikshme me shpejtësi të lartë, pasi makina në fund bie direkt në pemën e Krishtlindjeve 12 metra të lartë, duke rrëzuar atë.

Pavarësisht incidentit, shoferi shpëtoi pa lëndime.

Sipas policisë, telefonata e parë në lidhje me incidentin u bë në orën 3 të mëngjesit. Një hetim pasoi dhe oficerët që identifikuan autorin falë pamjeve të kamerave të sigurisë.

Sipas mediave lokale, makina u sekuestrua dhe shoferit, përveç gjobës së vendosur ndaj tij, iu urdhërua të riparonte dëmin që shkaktoi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB