Protestat antiqeveritare në Iran/ Rritet bilanci i viktimave, organizatat joqeveritare: Të paktën 3428 protestues kanë humbur jetën 14/01 19:12
Një vajzë 2-vjeçare në Brazil ka vdekur pasi ra në një lumë dhe u sulmua nga piranjat.
Sipas mediave lokale, e vogla Clara Vitória po ecte jashtë shtëpisë së saj, e cila ndodhej pranë lumit, kur tragjedia ndodhi në qytetin Coari, në Brazil.
Raportet thonë se Clara ra në lumë përmes një vrime në një strukturë lundruese ku jetonte me familjen e saj.

Kur prindërit e saj e kuptuan se ajo ishte zhdukur, ata hynë në lumë dhe pas pesë minutash e gjetën vajzën e vogël pa ndjenja.
Siç raporton Daily Mail, shumica e lëndimeve nga sulmi i piranjave ndaj Clarës ishin në qafë. Trupi i vajzës së vogël u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërsa policia po heton për ngjarjen.
Top Channel