Qindra besimtarë katolikë në Katedralen e Lezhës, Ipeshkvi Monsinjor Otavio Vitale bën thirrje për paqe

25/12/2025 08:45

Qindra besimtarë katolikë ju bashkuan ritualit fetar të lindjes së Jezu Krishtit, në Katedralen e Shën Nikollit në qytetin e Lezhes.

Mesha e shenjtë e mbrëmjes të së Mërkurës u drejtua nga Ipeshkvi i Lezhës, Monsinjor Otavio Vitale.

Në fjalën e tij para besimtarëve, ai foli për rëndësinë që ka Krishtlindja, duke vënë theksin tek paqja nëpër Botë dhe kryesisht në luftën Rusi-Ukrainë. Pse flasim për Paqe të cilën nuk e realizojmë dot por flasim vit pas viti për të.
Nëse nuk ka vullnet të mirë nuk mund të ketë Paqe midis nesh në familjet tona dhe kombin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB