Jo vetëm titulli Botëror, misioni i Ronaldos për 2026…arritja e kufirit të 1000 golave
Ndeshja mes Iranit dhe Egjiptit vazhdon të jetë temë diskutimi. Presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj foli për këtë përballje e programuar të luhet në 26 qershor në Seattle në fazën e grupeve në Botërorin e vitit të ardhshëm që është pagëzuar ‘Pride match’ dhe që hap Pride Fest të qytetit, duke e përkufizuar si fyerje ndaj vlerave islame.
Kreu i qeverisë së futbollit iranian shtoi se për më tepër kjo ndeshje përkon edhe me nisjen e muajit të shenjtë të Muharram, dedikuar kujtimit të Imam Husayn ibn Ali. Në Iran, homoseksualiteti është konsideruar një mëkat i ndëshkueshëm me dënim me vdekje, ndërsa në Egjipt është vepër penale. Për këtë arsye të dyja skuadrat i kanë kerkuar FIFA që të heqin të gjithë elementët që lidhen me manifestimin Pride ose të spostojnë ndeshjen.
‘Nuk kemi asnjë interes që ndeshja jonë e tretë e Botërorit të luhet nën ngjyrat e ylberit-tha Taj-jemi të vendosur që të pengojmë që kjo të mos ndodhë dhe do ta bëjmë. Disa nisma janë në kontradiktë të drejtpërdrejtë me vlerat kulturore, të besimit fetar dhe social të rajonit dhe në mënyrë të veçantë në shoqëritë arabe dhe islame’.
Top Channel