Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, por mos u shqetësoni, viti tjetër do të jetë më keq 25/12 10:04
Autoritetet Turqi kanë arrestuar 115 persona të dyshuar si anëtarë të Shtetit Islamik, të cilët po planifikonin të kryenin sulme gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në vend.
Siç njoftoi Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit, policia mori informacion se anëtarë të Shtetit Islamik po planifikonin sulme në Turqi, kryesisht kundër jo-muslimanëve, gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Në total, u kryen bastisje në 124 vende në Stamboll, duke rezultuar në arrestimin e 115 nga 137 personat e kërkuar.
Sipas zyrës së prokurorit, gjatë operacionit u sekuestruan disa pistoleta dhe municione.
Top Channel