Mesha e Shenjtë, qindra besimtarë ortodoksë ndjekin liturgjinë në kishën Shën Theodhori në Vlorë
25/12/2025 10:57
Qindra besimtarë ortodoksë i janë drejtuar mëngjesin e kësaj të enjteje kishës së Shën Theodhorit për të marrë pjesë në meshën e shenjtë.
Liturgjia hyjnore me rastin e Krishtlindjeve është drejtuar nga At Kostandin Prifti, i cili në mesazhin e tij ka folur për më shumë paqe, shëndet dhe lumturi.
At Kostandin Prifti ka uruar jo vetëm besimtarët ortodoks por të gjithë shqiptarët, për një vit me më shumë begati, dashuri e harmoni në çdo familje.
Ndërkohë që ishin të shumtë besimtarët ortodoksë që ndoqën në kishën e Shën Theodhorit lajmërimin e lindjes së Jezu Krishtit orët e para të 25 dhjetorit, të cilët ndezën qirinj në flakët e pishtarit që simbolizon “lindjen e Krishtit”.
Top Channel