Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, por mos u shqetësoni, viti tjetër do të jetë më keq

25/12/2025 10:04

Kryeministrja Giorgia Meloni i tha stafit të Zyrës së Kryeministrit të pushojnë mirë gjatë Krishtlindjeve, sepse do t’u duhet, duke pasur parasysh një vit të vështirë pune që i pret.

“Ju dua. Ne jemi një familje, luftojmë gjatë gjithë vitit”, tha Meloni gjatë një takimi me stafin e saj në oborrin e Zyrës së Kryeministrit.

“Viti i kaluar ishte i vështirë për të gjithë ne, por mos u shqetësoni, sepse viti tjetër do të jetë edhe më keq”, bëri shaka ajo dhe shtoi: “Kështu që ju këshilloj të pushoni mirë këto festa, sepse duhet të vazhdojmë t’i japim përgjigje këtij vendi të jashtëzakonshëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB