Ndotje nga vaji i lulediellit në Detin e Zi pas sulmeve ruse në Odessa
Një përdoruese e TikTok është arrestuar në Shtetet e Bashkuara pasi akuzohet se ka goditur dhe vrarë një këmbësor teksa drejtonte makinën dhe po transmetonte drejtpërdrejt në rrjetet sociale.
Ngjarja ka ndodhur në një periferi të Çikagos dhe është konfirmuar nga policia dhe familja e viktimës, raportojnë mediat amerikane.
E dyshuara është Tynesha McCarty Wroten, 43 vjeçe, e njohur në TikTok me emrin “Tea Tyme”. Viktima është identifikuar si Darren Lucas, 59 vjeç, sipas deklaratës së togerit Paul Kehrli nga Departamenti i Policisë së Zionit, në Illinois. Dhëndri i Lucas, Chris King, tha se familja është informuar se Wroten po përballet me një akuzë për vrasje të paqëllimshme.
“Unë dhe familja ime jemi të lumtur që shohim rrotat e drejtësisë të lëvizin”, u shpreh ai.
Sipas hetuesve, Lucas po kalonte rrugën në një zonë pranë Liqenit Michigan kur u godit nga automjeti. Përplasja ishte e fortë dhe 59-vjeçari u dërgua në spital, ku ndërroi jetë disa orë më vonë. Pas aksidentit, Wroten u ndal për t’i dhënë ndihmë viktimës dhe foli me policinë si dëshmitare e ngjarjes, pa u arrestuar menjëherë. Vetëm pas rindërtimit të plotë të incidentit, autoritetet vendosën arrestimin e saj.
Hetimet tregojnë se në momentin e aksidentit shoferja ishte duke regjistruar një transmetim të drejtpërdrejtë në TikTok.
Sipas mediave, influencuesja është filmuar nga vetë transmetimi i drejtpërdrejtë. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale dëgjohet një përplasje e fortë dhe më pas zëri i saj duke thënë: “Sapo godita dikë”, përpara se transmetimi të ndërpritej. Në sfond dëgjohet edhe një fëmijë në makinë që pyet se çfarë ka ndodhur, si dhe një zë tjetër që pyet shoferen nëse është lënduar.
Pas incidentit, Tea Tyme e bëri llogarinë e saj private dhe më pas fshiu informacionet nga biografia e profilit. Disa ditë më vonë, ajo zhvilloi një tjetër transmetim live, ku kërkoi donacione për atë që e quajti një “leje mendore” nga interneti, gjë që nxiti reagime dhe polemika të shumta mes ndjekësve të saj.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
#BREAKING: TikToker ‘Tea Tyme’ (Tynesha McCarty-Wroten) arrested for fatally striking pedestrian Darren Lucas, 59, while livestreaming on TikTok in Zion, IL. Cops say she ran red light Nov 3—charges filed. pic.twitter.com/jvrn2h1oWT
— Breaking News (@TheNewsTrending) December 24, 2025
Top Channel