Vendimet e Këshillit të Ministrave, administrata do të ketë pushim edhe ditën e premte
24/12/2025 15:28
Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, më 26 dhjetor, të jetë ditë pushimi për administratën publike.
Sipas vendimit, pushimi vjen si zgjatje e festës së Krishtlindjes, pasi administrata nuk do të punojë as ditën e enjte, më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare.
Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës përfitojnë dy ditë pushimi, ndërsa institucionet publike do t’i rikthehen normalisht aktivitetit të hënën.
Top Channel