U kapën duke kultivuar bimë narkotike, Gjykata e Lezhës dënon me 17 vite e 8 muaj burg në total tre persona, mes tyre vëllai i ish-deputetit të PS

24/12/2025 10:22

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 17 vite e 8 muaj burg, në total, tre persona të marrë të pandehur në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, ku u zbulua një stan ne prill te vitit 2024, mes te cilëve edhe vëllain e ish-deputetit te PS Eduart Ndreca, Armando Ndreca.             

Dispozitivi i Gjykates

Trupi gjykues për gjykimin e çështjen penale nr.332 të vitit 2024 i kryesuar nga gjyqtari Lirim Bulica, dhe me anëtar gjyqtare Irma Cacaj dhe Eglantina Biba vendosi që përfundimisht Elvis Shpellzaj të dënohet me 6

(gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, Armel Nikdukaj me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim dhe Armando Ndreca me 4 (katër) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvis Shpellzaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e

tij me 7 (shtatë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvis Shpellzaj për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij

me 6 (gjashtë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvis Shpellzaj për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar nga neni 137, paragrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në caktimin e një dënimi të vetëm për disa vepra penale, i pandehuri Elvis Shpellzaj dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Elvis Shpellzaj me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit të fillojë nga data e arrestimit në flagrancë të tij dhe pjesa e pa vuajtur e dënimit të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armel Nidukaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e

tij me 7 (shtatë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armel Nidukaj për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284, paragrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij

me 6 (gjashtë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armel Nikdukaj për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar nga neni 137, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë

të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në caktimin e një dënimi të vetëm për disa vepra penale, i pandehuri Armel Nikdukaj dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Armel Nikdukaj me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Ndreca për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Ndreca për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar nga neni 137, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë

të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Armando Ndreca për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283, pargrafi 2 i K.Penal.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në caktimin e një dënimi të vetëm për disa vepra penale, i pandehuri Armando Ndreca dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Armando Ndreca me 4 (katër) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit të fillojë nga data e caktimit të masës së sigurimit arrest në burg dhe pjesa e pa vuajtur e dënimit të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Bazuar në nenin 190 të Kodit të Procedurës Penale, lënda e narkotike e sekuestruar të asgjësohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB