Gjykata e Apelit hoqi masën e arrestit shtëpiak ndaj sipërmarrëses Elisabeta Dosti, për të cilën më herët prokuroria njoftoi se e kishte nën hetim për transferimin e gati 1 milion eurove në llogari të saj.
Dosti këmbënguli se nuk kishte kryer asnjë veprim të paligjshëm, se nuk kishte përvetësuar pasuri dhe nuk kishte falsifikuar dokumente.
Zbutja e masës ndaj sipërmarrëses u krye përballë garancisë pasurore prej 5 milionë lekësh.
Nga ana tjetër, prokuroria ka bërë të ditur publikisht se Dosti, si përfaqësuese e shoqërisë “Prodhim Veshje nr. 02”, kaloi toka dhe ndërtesa të shoqërisë te një kompani tjetër. Këtë konkluzion zyrtar të prokurorisë, e dyshuara Dosti e konsideroi si një zhurmë që kishte tejkaluar kufijtë e të vërtetës.
Top Channel