Rama dhe ministrja e Shëndetësisë inspektim te QSUNT, kryeministri takon pacientet te Onkologjiku

24/12/2025 16:15

Kreu i qeverisë Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë Evis Sala, ishin sot në Qendrën a Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ata kanë inspektuar rikonstruksionet që po kryhen në disa shërbimeve spitalore, si dhe ndërtimi i parkingut të ri multifunksional me kapacitet rreth 1 400 vende parkimi, i shoqëruar me hapësira për konferenca, trajnime dhe shërbime mbështetëse.

Pas vizitës në Pediatrinë Infektive, Rama është ndalur edhe te Onkologjik.

“Mes fëmijëve që po kalojnë festat nën kujdesin mjekësor dhe në Shërbimin Onkologjik, ku po rriten kapacitetet e trajtimit, për ta mbyllur me një takim të fundvitit me mjekë, infermierë, ekipe të urgjencës mjekësore dhe specializantë”, thekson Rama.

Ndërkohë gjatë vizitës në Onkologjik ai është ndalur edhe te dhomat e pacientëve që po marrin shërbimin e kimioterapisë.

“Pamë edhe ndërtesën ere të parkimit që do zgjidhi problemet me parkimin, 700 e ca makina që parkojnë në QSUNT, do të shërbeje edhe për komunitetin rrotull. Kjo do të bëjë që i gjithë territori i QSUNT sot, të bëhet parku më i madh urban i Tiranës, duke krijuar një atmosferë krejt tjetër, të ndahen rrugët për këmbësorët, dhe makinat e shërbimeve të tjera.

Që mos të flas pastaj për biçikletat që venin deri të salla e operacionit. Tani për sa i përket viti që vjen kemi disa gjëra pozitive për shëndetësinë e cila faktikisht ka marrë 50 mln euro më shumë sesa këtë vit dhe ka marrë 15 mln euro ekstra vetëm për barnat onkologjike, shumë që do i shtohet edhe 15 mln tjetër në mësim e vitit të ardhshëm”, tha Rama.

“I gjithë presioni që vjen te Onkologjiku në Tiranë të shpërndahet në rrjetëzimin e sistemit në Spitalet rajonale, duke garantuar që protokollet dhe barnat të jenë garanci për pacientët në të gjithë territorin. Patjetër që do vazhdojmë me transformimin e atyre që kanë mbetur pa u mbyllur, dhe për të pasur një rrjet kombëtar për të adresuar problemin e kancerit që po pret gjithmonë e më shumë njerëz. Do vazhdojmë të rrisim pagat për mjekët dhe infermierët. Do vendosim edhe që do të bëjmë edhe vjetërsinë në punë, që do jetë një shtesë që do vlejë të paga edhe për mjekët infermierët apo teknikët”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB