Përplasi për vdekje 65-vjeçarin ndërkohë që drejtonte motomjetin e tij, bie në pranga inspektori i policisë
Teksa nuk kishte marrë ende detyrën nga paraardhësi i tij, Altin Dumani, kreu i ri i SPAK, Klodian Braho u përball me deputetët e Kuvendit të Shqipërisë teksa shkoi në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për të kërkuar leje për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Detyrën përmes një ceremonie e mori tre ditë më pas. Në një prononcim për Birn ai tregon se kush do të jenë prioritetet në drejtimin e SPAK, institucionit që ka besueshmërinë më të lartë dhe të mbështetur fort si nga SHBA-ja ashtu edhe nga BE-ja.
Braho tha se planifikon “të garantojë që askush të mos jetë mbi ligjin dhe që të gjithë të jenë të barabartë para tij”.
“Do të përqendrohemi në çështjet aktuale dhe do të vijojmë hetimet e thelluara, përfshirë analizën e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe konfiskimin e tyre. Një kusht i rëndësishëm për funksionimin e duhur të SPAK-ut është forcimi i pavarësisë dhe profesionalizmit të prokurorëve dhe hetuesve”, tha prokurori.
Braho, i cili mori detyrën më 19 dhjetor, shtoi se “do të punojmë gjithashtu për forcimin institucional të SPAK-ut dhe rritjen e kapaciteteve për mbledhjen dhe analizën e informacionit”.
“Qëllimi ynë është të rrisim besimin e publikut te drejtësia dhe këtë mund ta arrijmë vetëm duke vendosur standarde të larta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh ai.
Top Channel