Përplasi për vdekje 65-vjeçarin ndërkohë që drejtonte motomjetin e tij, bie në pranga inspektori i policisë

24/12/2025 22:48

Është arrestuar punonjësi i policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Arrestimi në flagrancë u krye nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pasi rreth orës 17:30, gjatë drejtimit të një motomjeti në bulevardin “Bajram Curri”, ai ka aksidentuar shtetasin P. F., 65 vjeç.

I dëmtuari u transportua menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë shëndetësore dhe, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë rreth orës 21:00. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i dëmtuar edhe punonjësi i policisë.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB