Video/ ‘Asgjë e tillë nuk më ka ndodhur kurrë më parë’, Robbie Williams surprizon fansen e tij 94-vjeçare
Për shërbimin onkologjik në QSUNT është raportuar herë pas herë për probleme, si ato në lidhje me mungesën e barnave por edhe për ndërprerjen e trajtimit të pacientëve.
Kryeministri Edi Rama, ka folur ditën e sotme gjatë inspektimit në QSUNT, ku është shprehur se i gjithë presioni që bie mbi Onkologjikun do të shpërndahet në rrethe, e po ashtu do të rriten edhe financimi për barnat.
“Ne, përpara se të vinim këtu, vizituam onkologjikun, që siç e dimë shumë mirë, u bë shkas në një moment të caktuar për të ulur kokën të gjithë së bashku përballë faktesh që nuk nderojnë askënd, takuam disa pacientë, të cilët ishin shumë të kënaqur me shërbimin dhe që dukej që ishin tërësisht të sinqertë në fjalët e tyre dhe unë po i thosha drejtores dhe ministrit, që opinioni ushqehet me negativitet të madh për shërbimin shëndetësor nga ata dhe prej atyre, që fatmirësisht nuk kanë marrë ndonjëherë shërbim në spital.
Pamë edhe ndërtesën ere të parkimit që do zgjidhi problemet me parkimin, 700 e ca makina që parkojnë në QSUNT, do të shërbeje edhe për komunitetin rrotull. Kjo do të bëjë që i gjithë territori i QSUNT sot, të bëhet parku më i madh urban i Tiranës, duke krijuar një atmosferë krejt tjetër, të ndahen rrugët për këmbësorët, dhe makinat e shërbimeve të tjera. Që mos të flas pastaj për biçikletat që venin deri të salla e operacionit.
Tani për sa i përket viti që vjen kemi disa gjëra pozitive për shëndetësinë e cila faktikisht ka marrë 50 mln euro më shumë sesa këtë vit dhe ka marrë 15 mln euro ekstra vetëm për barnat onkologjike, shumë që do I shtohet edhe 15 mln tjetër në mesin e vitit të ardhshëm. I gjithë presioni që vjen te Onkologjiku në Tiranë të shpërndahet në rrjetëzimin e sistemit në Spitalet rajonale, duke garantuar që protokollet dhe barnat të jenë garanci për pacientët në të gjithë territorin.
Patjetër që do vazhdojmë me transformimin e atyre që kanë mbetur pa u mbyllur, dhe për të pasur një rrjet kombëtar për të adresuar problemin e kancerit që po pret gjithmonë e më shumë njerëz. Do vazhdojmë të rrisim pagat për mjekët dhe infermierët. Do vendosim edhe që do të bëjmë edhe vjetërsinë në punë, që do jetë një shtesë që do vlejë të paga edhe për mjekët infermierët apo teknikët”, është shprehur Rama.
Pak muaj më parë, spitali Onkologjik në Tiranë u përfshi nga një skandal ku mjekë dhe punonjës të këtij spitali u hetuan dhe u morën masa nga drejtësia për korrupsion dhe abuzim me pacientët.
SPAK hetoi rastin dhe dërgoi në Gjykatë dosjen me akuza ku mjekë dhe specialistë nisnin pacientë me kancer nga spitali shtetëror drejt klinikave private ku ata punonin ose kishin interesa financiare, duke ua ngarkuar pacientëve trajtimin e rrezikshëm financiarisht në vend që t’ua siguronte falas në Spitalin Onkologjik të QSUT-it.
Hetimet zbuluan se shumë pacientë nuk morën shërbimet që u takonin në spitalin publik, duke u detyruar të paguanin shërbime të shtrenjta private.
Mjekë të përfshirë u akuzuan për “abuzim të detyrës” dhe shitje të barnave jashtë sistemit të ligjshëm, përfshirë terapi dhe barna të dyshimta.
Top Channel