Policia në Pogradec

Një aksion i policisë së Pogradecit është duke u zhvilluar momentalisht në zonën e lokaleve në afërsi të ish vilave.

Mësohet se gjatë operacionit është konstatuar një person i cili ka pasur një sasi lënde narkotike kanabis sattiva. Sipas të dhënave, personi është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë dhe është shoqëruar në komisariat ku do të kryhen veprimet dhe pritet të arrestohet. Nuk dihet ende sasia e konstatuar ndërkohë që janë kontrolluar edhe persona të tjerë të pranishëm në ambjentet e lokalit. Policia vijon ende aksionin…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB