Nga rruga në treg, por vetëm për festa, zgjidhje provizore për tregtarët e Mallakastrës

24/12/2025 13:33

Tregtimi në anë të autostradës Levan-Tepelenë jo vetëm i gjelave të detit, por edhe i prodhimeve të tjera bujqësore është një problematikë madhore kërkon zgjidhje përfundimtare.

Por në prag të festave, bashkia e Mallakastrës zgjodhi t’i japë prodhuesve të zonës një zgjidhje të përkohshme duke krijuar një treg provizor.

Përveç mungesës së një tregu stabël fermerët kanë kërkuar t’i jepet fund tregtisë informale.

Njëzëri ata kërkuan edhe ngritjen e pikave të grumbullimit, por edhe çertifikimin e prodhimeve të zonës për të qenë sa më konkurrues në treg.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB