Cikalleshi drejt rikthimit në Shqipëri për të mbyllur karrierën? Kavajasi takon drejtuesit e Flamurtarit.
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehu se në Shqipëri është ndërprerë fija lidhëse mes drejtësisë dhe bashkëpunëtorëve, e cila do të çonte në zbardhjen e shumë krimeve të rënda.
I ftuar në ‘Top Story’, Spahiu u shpreh se lidhja mes drejtësisë dhe bashkëpunëtorëve ka një rëndësi të veçantë, pasi pranohet statusi dhe marrëveshja mes tyre.
“Në momentin që Komisioni pranon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë bëhet marrëveshje me Prokurorinë. Kjo marrëveshje shfuqizohet kur bashkëpunëtori i drejtësisë mashtron ose kryen një krim tjetër, ky është një moment delikat.
Julian Sinanaj është i veçantë sepse vet ‘target’ të atentateve që ka pasur kanë qenë subjekte me status të veçantë, prefekt, gjyqtar, biznesmen, dhe në një farë mënyre kemi të bëjmë më një vrasës profesionist të trajnuar, i cili nja nga arsyet që ka vendosur kushtet e bashkëpunimit ka qenë arsyeja e vetme se pse ka kryer atentate. Është ndërprerë ajo fija e cila do të çonte në zbardhjen e shumë krimeve të rënda në Shqipëri”, u shpreh Spahiu.
Top Channel