“Mbi 15 burgime të përjetshme në shpatulla”, ish-kreu i Krimeve të Rënda në ‘Top Story”: Bashkëpunëtorët e drejtësisë, favor për Shqipërinë

24/12/2025 22:23

Ish-kreu i krimeve të rënda, Eugen Beci ka ndarë momente të rëndësishme nga jeta e tij si prokuror, duke kujtuar edhe 15 dënimet me burgim të përjetshëm që ka dhënë.

I ftuar në ‘Top Story’, ai u shpreh se Shqipëria sot ka një favor në historikun e bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Sipas tij, ka një dallim mes të qenit dëshmitar dhe bashkëpunëtor me drejtësinë, duke theksuar se ky i fundit është një ‘shok’ i një bande që tenton ta lëri atë dhe të bëhet palë me shtetin.

“Dënimi më i rëndë që kam dhënë ka qenë mbi 15 burgime të përjetshme, që janë miratuar, jo ato që s’janë miratuar nga gjykata. Ne nuk e kemi kuptuar që dëshmitari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë janë dy gjera të ndryshme, ky i fundit është një shok i bandës që tenton të lerë shokët dhe të bashkëpunojë më shtetin. Në Shqipëri fat i madh është që organet ligj-zbatuese po u bënë bashkë përballojnë çdo kanosje që mund ti bëhet.

Të jesh një trup e vetme për të mos shitur shokun. Janë nja garanci e madhe për tu ndjekur kriminelët. Do jen shumë më të qeta nga ana psikologjike. Duke qenë një trup e vetme edhe bashkëpunëtoret e drejtësisë do ndihen më mirë. Shqipëria ka një favor të madh në historikun më bashkëpunëtorët e drejtësisë. Njerëzit në Shqipëri i bie shkurt, ose do ketë qeli bashkëpunëtori ose do jetë roje nga mbrapa, por ata kanë nja 100 masa se si do mbrohet”, u shpreh Beci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB