“Julian Sinanaj u tërhoq nga benefitet”/ Gazetarja Anila Hoxha në “Top Story”: Drejtësia me veshë të dyllosur, dështoi
Gazetari Ferdinand Dervishi ka komentuar në “Top Story” veprimet e vrasësit të njohur me pagesë, Julian Sinanaj.
Ai shprehet se Sinanaj mund të krahasohet me filmin “Leon” dhe shton që në dosjen e tij thuhet se refuzonte të merrej me fëmijët e viktimave.
“Unë e kam parë dosjen e tij dhe ai është i vetmi vrasës që ngjan se atë e ka pasur profesionin e jetës dhe e ka mësuar aq mirë saqë e ka ndërtuar në mënyrën më të mirë. Shiko filmin ‘Leon’ dhe është Juliani. Është në atë nivel. I frikshëm. Kur piketonte të bënte një vrasje në një qytet, merrte një shtëpi për të qëndruar vetë, një shtëpi për të mbajtur armët dhe një shtëpi pranë vendit ku do të bënte vrasjen. Në Vlorë, kur ka bërë një vrasje, i thanë që do vriste dhe djalin dhe ai i tha që nuk vriste fëmijë”, shprehet Dervishi.
Top Channel