Festat e fundvitit, fluks i shtuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në vigjilje të Krishtlindjeve
Babë e bir janë shpallur në kërkim pasi kanë dhunuar një 65-vjeçar në Vlorë.
Sipas uniformave shtetasit me iniciale R. Ll., 67 vjeç dhe A. Ll., 29 vjeç kanë shkuar në banesën e shtetasit K. Ll., 65 vjeç dhe kanë ushtruar dhunë fizike dhe me sende të forta ndaj tij.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe:
• proceduan penalisht shtetasin E. I., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur kunatin e tij, shtetasin E. E., 24 vjeç, banues në Vlorë, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
• shpallën në kërkim shtetasit R. Ll., 67 vjeç dhe A. Ll., 29 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Treblov, pasi më datë 22.12.2025, në fshatin Treblov, kanë shkuar në banesën e shtetasit K. Ll., 65 vjeç dhe kanë ushtruar dhunë fizike dhe me sende të forta ndaj tij. Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel