Banesa në Vlorë përfshihet nga flakët, nuk raportohet për të lënduar/ Zjarri dyshohet se erdhi nga…
24/12/2025 19:47
Një banesë është shkrumbuar mbrëmjen e sotme nga zjarri në lagjen 1 Maji, në afërsi të Plazhit të Vjetër, ku banesa e qytetares Doloresa Buqe është dëmtuar nga flakët e zjarrit.
Zjarrëfiksit e Vlorës kanë shkuar në zonë ku kane mundur të shuajnë zjarrin, i cili kishte dëmtuar pothuajse të gjithë banesën.
Zjarrfikësit, por dhe policia, po hetojnë shkakun e zjarrit, i cili dyshohet se ka ardhur si pasojë e shkëndisë elektrike.
Top Channel