Tragjike në SHBA, ferrari përplaset me një barrierë dhe përfshihet nga flakën, humb jetën krijuesi i famshëm i videolojërave Vendimi i Donald Trump për të emëruar një të ngarkuar të posaçëm për Groenlandën, ka acaruar Danimarkën.
Në mesin e sulmeve ndaj Venezuelës, që për shumë analistë, shumë sesa drogën janë duke shënjestruar naftën e saj, kreu i shtetit amerikan i hedh sërish sytë nga ishulli gjigand i muluar nga akullnajat, por nëntoka e të cilit duket se mban pasuri të mëdha. Ministri i Jashtëm i Danimarkës Lars Lökke Rasmussen deklaroi në televizionin TV2 , se do të thërrasë për shpjegime ambasadorin e SHBA-së Ken Hoëery, ndërsa më herët përmes një deklarate të bërë publike nga agjencia e lajmeve AFP i bëri thirrje SHBA-së, që të respektojë sovranitetin e Danimarkës. Qeveria e tij këmbëngul, që “kushdo – përfshi edhe SHBA – duhet të tregojë respekt për integritetin territorial të Danimarkës”, ka deklaruar Rasmussen. Ai tha, se “është shumë i indinjuar” për emërimin e një të dërguari për Groenlandën dhe e quajti këtë hap “krejt të papranueshëm”.
Ditët e ardhshme ambasadori i SHBA-së do të thirret në Ministrinë e Jashtme të Danimarkës, për t‘i dhënë atij një “shpjegim” lidhur me këtë emërim. Kryeministri i Groenlandës Jens-Frederik Nielsen u tregua i rezervuar ndërkohë në reagimin e tij, duke thënë se emërimi i një të ngarkuari të posaçëm nuk ndryshon asgjë në faktin, se Groenlanda e ka vet në dorë fatin e saj. “Ne bashkëpunojmë me kënaqësi me vende të tjera, edhe me SHBA-në, por kjo gjithmonë duhet të bëhet me respekt për ne, për vlerat dhe dëshirat tona”, shkruan Nielsen. “Ne do ta përcaktojmë vet të ardhmen tonë. Groenlanda është vendi ynë.”
Groenlanda është pjesë e Mbretërisë daneze, megjithatë që ajo ka gëzuar një nivel të lartë pavarësie si territor i vetëqeverisur që nga viti 1979.
Top Channel