Trump njofton modernizimin e forcave detare të SHBA-së, prezanton “Flotën e Artë” amerikane
Rusia sulmoi infrastrukturën energjetike të Kievit dhe Ukrainës herët këtë mëngjes, duke shkaktuar ndërprerje emergjente të energjisë elektrike dhe duke e shtyrë Poloninë, anëtare të NATO-s, të ngrinte avionë luftarakë për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore, dy ditë pas përfundimit të bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga SHBA-të në Miami.
Bisedimet e paqes, të mbajtura gjatë fundjavës në Miami , përfshinë zyrtarë amerikanë, delegacione ukrainase dhe evropiane, si dhe kontakte të ndara me përfaqësues rusë. Në orën 08:20 u shpallën alarme për sulme ajrore në pjesën më të madhe të Ukrainës, sipas Forcave Ajrore të vendit. Mbeturinat ranë pranë një ndërtese banimi në lagjen Sviatosinsky të Kievit, duke thyer dritaret, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko nëpërmjet Telegramit.
🇺🇦🇷🇺 – UKRAINE / RUSSIE
🔹Frappe et explosion d'un drone Shahed Russe dans la périphérie de Kiev ce matin. pic.twitter.com/DWBNIWVKPl
— NEXUS (@nexus_osint) December 23, 2025
Ministria e Energjisë e Ukrainës tha se ndërprerje emergjente të energjisë elektrike kishin ndodhur në një numër rajonesh, përfshirë Kievin dhe zonën përreth, pasi Rusia sulmoi përsëri objektet e energjisë.
Kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës, Ukrenergo, raportoi një “sulm masiv me raketa dhe dronë” dhe tha se punimet e restaurimit do të fillonin sapo situata e sigurisë ta lejonte.
Rusia ka goditur vazhdimisht rrjetin dhe objektet e energjisë të Ukrainës në luftën gati katërvjeçare, duke intensifikuar sulmet në dimër për të ndërprerë energjinë elektrike dhe ngrohjen, për të tendosur furnizimet dhe ekonominë, si dhe për të rritur presionin mbi Kievin.
Polonia, një anëtare e NATO-s që kufizohet me Ukrainën perëndimore, njoftoi se avionë polakë dhe aleatë u vendosën për të mbrojtur hapësirën ajrore polake pasi sulmet ruse shënjestruan zona të Ukrainës perëndimore pranë kufirit.
“Këto masa janë parandaluese dhe synojnë të sigurojnë dhe mbrojnë hapësirën ajrore”, tha Komanda Operacionale Polake nëpërmjet X.
Top Channel