Adeyemi i del krah të dashurës shqiptare: Loredana nuk ndikon në performancën time në fushë…
Telenovela e rinovimit të kontratës mes Bayernit të Mynihut dhe Dayot Upamecano pasurohet me një episod të ri teksa kanë dalë në dritë pretendimet e futbollistit francez.
Sipas TZ Munich, përfaqësuesit e Upamecano i kanë kërkuar klubit bavarez që në kontratë të përfshijnë edhe një klauzolë të zgjidhjes së saj par 65 milionë euro dhe që të aktivizohet në vitin e dytë të kontratës së re. Por jo vetëm kaq, Upamecano kërkon edhe një pagë vjetore prej 16 millions euro dhe 2 milionë euro të tjerë në formën e bonuseve për të arritur një shifër të përafërt me atë prej 20 milionë euro që përfitoi Alphonso Davies kur rinovoi në muajin shkurt.
Vlen të kujtohet se Upamecano është objekt merkato për klube të rëndësishëm në futbollin evropian. Reali i Madridit, Paris Saint Germain, Chelsea dhe Manchester City po e monitorojnë nga afër situatën e tij dhe janë gati të ofrojnë shifrat e pretenduara nga futbollisti për ta pasur atë në radhët e tyre. Dhe kjo e përforcon akoma më shumë pozitën e Upamecano në bisedimet me Bayernin e Mynihut.
Ndërkaq, përfaqësuesit e Upamecano i kanë transmetuar klubit gjerman mesazhin se për momentin nuk e konsiderojnë të nevojshëm zhvillimin e bisedimeve të reja pasi të gjitha ia kanë parashtruar të gjitha kërkesat. Por pavarësisht gjithçkaje, publikisht Bayerni ka lënë të kuptohet se kanë besim se këto bisedime do të kenë një fund të lumtur. Ndërsa sipas të përditshmes ‘Bild’, të shtunën e kaluar, Upamecano u transferua në një vilë më të madhe në Mynih, gjë që shton zërat për vazhdueshmërinë e karrierës së tij me kampionët e Gjermanisë.
Top Channel