Situata delikate që po kalon Xabi Alonso te Reali i Madridit aktualisht është në kontrast të plotë me imazhin që u krijua për trajnerin bask pas aventurës së tij me Bayer Leverkusen me të cilin fitoi kampionatin gjerman dhe Kupën e Gjermanisë pa humbur asnjë ndeshje, ndërkohë që ishte shumë pranë triumfit edhe në Europa League pasi humbi në finale ndaj Atalantës.

Një prej  futbollistëve më me peshë që ka qenë te Bayer Leverkusen i Xabi Alonsos, Granit Xhaka që tani është pjesë e Sunderland, foli për personalitetin e trajnerit spanjoll në një dokumentar të DAZN. 

‘Nuk kishte eksperiencë në arenat e mëdha, kjo është e sigurt, por ai kishte personalitet-tregon Xhaka-kur hynte në dhomën e zhveshjes dhe niste të fliste, të gjithë dëgjonin me vëmendje pasi çdo fjalë që thoshte ishte e vërtetë dhe nuk kufizohej të thoshte atë që thonin edhe të tjerët’.

Granit Xhaka i vijoi edhe më tej vlerësimet për trajnerin aktual të Realit të Madridit

‘Ishte autentik-vijoi mesfushori i përfaqësueses zvicerane-dhe unë besoj se kur futbollisti e ndjen që je autentik pavarësisht çfarë ndodh, fiton apo humbet. Për më tepër, të gjitha skuadrat kanë në radhët e tyre lojtarë me shumë ego, por atij nuk i interesonin futbollistët e mëdhenj dhe na trajtonte të gjithë njësoj’.

Janë këto fjalë që nuk përkojnë me situatën aktuale të trajnerit spanjoll duke qenë se Xabi Alonso nuk ka qenë plotësisht i aftë të menaxhojë siç duhet një skuadër kaq kërkuese si Real Madrid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB