Aksident rrugor për motrën e Lionel Messit, shtyhet dasma…
Legjenda e Interit dhe përfaqësueses italiane, Giuseppe Bergomi festoi 62 vjetorin e tij të lindjes në 22 dhjetor me ish mbrojtësi që rrëfeu kujtimet e tij në një intervistë të gjatë për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’
Beppe Bergomi, i lindur në Milano në 22 dhjetor 1963; janë fiks 62 vjet. Si e jeton kohën që kalon?
‘Jam mirë, fizikisht dhe mentalisht. Të shtunën luajta padel me beppe Baresi, një vëlla 5 vjet më i madh. Rivalizuam me dy 25 vjecarë. Ai është Highlander im; vrapin ende si një i çmendur dhe unë impenjohem që të mbaj hapin e tij. Ishin ai, Fabio Caressa dhe miq të tjerë që festuan në barin tim, ndërkohë që në darkë festohet vetëm në familje’
Cila është dhurata më e bukur që ju ka bërë jeta duke përjashtuar futbollin dhe familjen?
‘Kuptova që duhej të ktheja diçka nga fati që kam pasur kur në rrugën time u ndesha me një personalitet si Romano Parnigoni(tashmë i ndarë nga jeta): themeluesi i ‘Bindun’një grupi solidariteti internist i krijuar në 1982. Në dialektin milanez do të thotë ‘endacakë’ dhe në fakt nuk u ndalëm më’.
Nëse do të ktheheshe pas në kohë, cfarë këshille do t’i jepje Bergomit 17 vjecar që po debutonte me Interin?
‘Do t’i thoja që ajo moshë nuk kthehet…Ndoshta do të kisha mundur ta jetoja në mënyrë tjetër dhe i shkujdesur, por nuk kam asnjë pendesë; u bëra menjëherë profesionist, ekzistenca ime u shënjua nga futbolli dhe mua më pëlqeu kështu. Dhe tani me moshën që rritet, emocionohem më lehtë për cdo gjë; mjafton një gol i bukur apo një ndeshje e çmendur si Inter-Barcelona. Gjithnjë i kam mbajtur gjërat përbrenda dhe në jetë kjo më ka penalizuar; tani lejoj të më dalin edhe lotët’
A ka një moment që e kuptove se ‘ishte Interi’ dhe jo ai që luaje për Interin?
‘E kuptova menjëherë. Kur më dhanë cantën e parë te skuadra e të rinjve me një fanelë me vija të mëdha me ngjyrë të zeze dhe bli që kujtonin Interin e madh. Edhe tani, kur dikush do të nënkuptojë diçka iu përgjigjem kështu: ‘Kujtoni kush jam unë, unë jam Interi’. Sa më shumë ikën mosha, aq më e fortë bëhet ndjenja e përkatësisë edhe pse si komentator mbetem profesionist dhe i distancuar. Cështja është që kujtoj gjithçka për jetën time zikaltër; në një chat me ish shokët e mi me emrin ‘Inter Trap’, Paolo Stringara më sfidoi nëse i njihja të gjithë ata që ishin në një foto tonën në një turne të 1978 në Rimini; isha 15 vjec dhe gabova vetëm 1 emër’
Interi të ka dhënë shumë, por cfarë të ka marrë?
‘Kur e lashë futbollin isha akoma mirë fizikisht, por në atë kohë kuptova se duhej të largohesha. Është e vërtetë që nisa të punojë menjëherë në televizion, por nuk më është dhënë mundësia që të nisja një punë si trajner te skuadrat e të rinjve në klubin e zemrës sime, sic iu dha shumë të tjerëve’.
A ka një zgjedhje, një sakrificë e bërë për Interin që të ka bërë krenar në mënyrë të vecantë?
‘Isha 20 vjec. Trapattoni nga Juventusi më kërkoi të shkoja atje dhe kur i thashë që nuk e ndjeja një lëvizje të tillë më tha: ‘Bën mirë’. Në një epokë tjetër, negative Roma e Lazio kishin bërë sondazhe dhe Bagnoli më tha në dialektin milanez: ‘Ti qëndron këtu’. Kur kalon shumë kohë me një skuadër që fiton pak, fiton respekt dhe dashuri’.
Interi yt, a do ta fitojë titullin? Po Italia a do të shkojë në Botëror?
‘Inter mund t’ia dalë, por nuk është skuadra më e fortë e kampionatit; është dhe ka qenë vetëm skuadra më e zonja që luan më mirë. Sigurisht do të shërbente një blerje në krahun e djathte dhe një mesfushor i fortë fizikisht për më shumë siguri. Për Botërorin, them po, do të shkojmë; presioni do të jetë i madh, por do t’ia dalim ta menaxhojmë’
Nëse do të riluaje një ndeshje, një të vetme, cila do të ishte?
‘Po iu përgjigjesha mesazheve të urimit në një chat me emrin ‘Notti Magiche’. Do të doja të riluaja vetëm gjysmëfinalen e Italia ’90 me Argjentinën, por në Romë dhe jo sepse napoletanët nuk na mbështetën; kjë është një histori false. Por në kryeqytet kishte diçka magjike, e ndjeje në ajër’
Ke humbur shokë e trajnerë; kë do të doje të takoje sërish? Dhe cfarë do t’i thoje?
‘Janë larguar shumë Pablito, Luca Vialli, Gigi Simoni, Andy Brehme, Castagner e shumë të tjerë; më mungojnë të gjithë. Por do të doja të flisja edhe njëherë me Enzo Bearzot, babai im i dytë, duke qenë se të parin e humba pa mbushur 16 vjec. Do t’i thoja që e mbaj në zemer atë që më mësoi dhe se përpiqem ta shpërndaj. Njëherë ngrita dy krahët pas një goli ndaj Ascolit dhe më tha: E teprove, respekto atë që ka rënë nga kategoria’
Cilët janë librat dhe filmi i jetës?
‘Nisa të lexoja vërtet, falë Castagner; kishte gjithnjë librat e të njëjtit autor. Kur e pyeta se kush ishte,zbulova Wilbur Smith. I kam lezuar thuajse të gjithë librat e tij, i preferuari im ishte ‘Zoti i lumit’. Ndërsa filmi i jetës është “Pomodori verdi fritti”: prekesha sa herë që e shikoja. Jam i apasionuar pas basketbollit, jam tifoz i Olimpias, por ju sugjeroj një dokumentar ‘The Lost Dream Team’: është historia e mrekullueshme e kombëtares së fundit jugosllave’
Kush janë vëllezërit të cilët të kanë lënë futbollin?
‘Ata të Interit tim të parë; Altobelli, Muraro, Beppe Baresi, Marini që shpiku edhe pseudonimin tim ‘zio’. Dhe padyshim të gjithë të tjerët me të cilët kam fituar më pas Zenga, Ferri, Berti. Nicola me mori menjëherë në telefon. ‘Unë, ‘xhaxhait’ urimet duhet t’ia bëj me zë të fortë’
Por, a të pëlqen se një i panjohur të thërret ‘zio’(xhaxha)?
‘E ndjej, jam ‘xhaxhai’ edhe për atë që nuk më njeh. Më pëlqente që kur isha i ri’
Nëse nuk do të ishe bërë futbollist, cfarë do të ishte sot Bergomi?
‘Ekonomist, ndoshta në prag pensioni. Këtë do të kisha bërë, studioja me këtë objektiv. Ndoshta do të kisha qëndruar në Settala, te aktiviteti i familjes, një pikë karburanti por që ishte edhe pikë për dhënien e makinave me qira. Kujtoj akoma fletoren e madhe të kontabilitetit të nënës sime, aty ishin emrat e personave që duhej të na bënin ende pagesën’
Për ta mbyllur, cfarë pret nën pemën e Krishtlindjes?
‘Dua vetëm të ruaj këtë lumturi të qetë, nuk dua stres, nuk ia vlen’.
Top Channel