Kërkon shfuqizimin e masave të sigurisë, mbahet sot seanca në Kushtetuese për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj
23/12/2025 09:55
Sot do të mbahet seanca e radhës për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili kërkon shfuqizimin e masave të sigurisë të aprovuara nga shkallët më të ulëta.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se seanca do të mbahet në orën 10:00.
Kërkesa e Beqajt do të shqyrtohet në seancë plenare mbi bazë dokumentesh dhe ish-funksionari nuk do jetë i pranishëm fizikisht.
Beqja kërkon prishjen e vendimeve që e dërguan në qeli bazuar në një dosje të dytë ku SPAK finalizoi disa masa sigurie dhe aprovoi masën e burgut për ish-ministrin që ndërkohë kishte një masë paraqitjeje për sterilizimin.
Top Channel