“Gërdeci”/ Seanca për Fatmir Mediun, prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

23/12/2025 13:52
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu

Gjatë seancës gjyqësore për Fatmir Mediun, Prokuroria ka bërë parashtrimet mbi provat shkresore.

Sipas raportimit të Anila Hoxhës, Prokuroria kërkon të pyetet dëshmitarja Anjola Agolli, sekretare e ish-ministrit të Drejtësisë, e cila ende nuk është gjetur.

Në seancën e radhës, mbrojtja do të ketë mundësinë të bëjë objeksionet e saj dhe do t’i jepet koha e nevojshme për përgatitje. Seanca e ardhshme do të zhvillohet më 14 janar, në orën 09:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB