Egnatia ka arritur një fitore të rëndësishme për objektivat e sezonit, duke mundur 0-2 skuadrën e Teutës dhe duke e mbyllur vitin si “kampione dimri”.

Sfida e luajtur në Durrës pati ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, por goli i parë erdhi në minutën e 61’ nga ana e Selmanit.

Durrsakët u përpoqën të reagonin, ndërsa në minutën e 92’, miqtë ngelën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Aliyev.

Gjithsesi, Egnatia arriti të merrte tre pikët dhe e mbyll vitin 2025 në vendin e parë me 37 pikë, ndërsa Teuta dështoi sërish të parakalonte Vllazninë, me durrsakët që ndodhen të pestët me 25 pikë.

REZULTATI:

TEUTA 0-1 EGNATIA

Selmani 61’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB