Shefi i ushtrisë libiane, gjenerali Mohammed Ali Ahmed al-Haddad, ka humbur jetën në një aksident ajror në Turqi, njoftoi kryeministri i Libisë.

Gjenerali dhe katër persona të tjerë ndodheshin në bord të një avioni, që po fluturonte nga kryeqyteti turk, Ankara, drejt Tripolit.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, njoftoi në X (Twitter) se sinjali me avionin e biznesit u humb rreth orës 20:52 lokale (17:52 GMT), rreth 42 minuta pas ngritjes nga aeroporti i Ankarasë.

Avioni i destinuar për Tripoli kishte bërë një kërkesë për ulje emergjente para se të humbiste kontaktin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB