Rinovimi me Bayernin? Upamecano kërkon miliona për të firmosur…
Sulmuesi i Borussia Dortmundin, Karim Adeyemi, ka reaguar pas lajmeve që lidhin performancën e tij të dobët me marrëdhënien me reperen dhe influenceren shqiptare Loredana Zefi.
Mediat gjermane raportuan se Adeyemi mund të largohet nga Dortmundi në merkaton dimërore për shkak të dëshirës së partneres së tij për të jetuar në një qytet të madh evropian.
23-vjeçari nuk ka ngurruar të shprehë habinë dhe zemërimin e tij: “E dija çfarë më priste që kur e fillova këtë marrëdhënie, por më duket e çmendur që njerëzit reaguan kështu pas një ndeshjeje të dobët që kam bërë! Nuk po them se nuk i meritoj kritikat, sepse nuk kam luajtur mirë… por është e padrejtë për të dashurën time! Ajo nuk ka lidhje me mënyrën si luaj ose me performancën time në fushë. Ndonjëherë më duket e çuditshme si disa guxojnë të gjykojnë njerëz që nuk i njohin”.
Këtë sezon, Adeyemi ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 22 ndeshje për Dortmundin, duke luajtur gjithsej 810 minuta në Bundesligë. Lojtari i kombëtares gjermane mbetet një element i rëndësishëm për skuadrën, edhe pse lajmet mbi largimin e tij kanë bërë bujë në media dhe rrjetet sociale.
Adeyemi thekson se vendimet personale nuk duhet të ndikojnë në gjykimin e publikut ndaj performancës së tij sportive, duke kërkuar respekt për jetën private të partneres së tij.
Top Channel