Trajneri i Bolognës, Vincenzo Italiano foli pas finales së Superkupës së Italisë të humbur kundrejt Napolit duke pranuar superioritetin e skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte.

‘U përpoqëm,  tentuam të bënim ç’ishte e mundur ndaj një skuadre që sot ishte shumë superiore me të gjithë komponentët dhe me një Neres në një ditë të shkëlqyer-tha Italiano-në pjesën e dytë Ferguson pati shansin për të barazuar. Napoli e meritoi fitoren, zhvilloi një ndeshje të madhe. Ne dhamë maksimumin, por duhet të luanim ndeshjen në një nivel absolut, por nuk ia dolëo mbanë. Na vjen keq, por ishte një rrugëtim i bukur, këto ndeshje dhe këto eksperienca janë të rëndësishme për të gjithë, të rrisin’.

Pas përfundimit të sfidës u pa që portieri Ravaglia të lotonte dhe Italiano foli pak edhe për kotë moment.

Ravaglia në lot? është një djalë që është i pari që e ka për zemër Bolognan, është i lidhur me këtë fanelë-shtoi Italiano-Më vjen keq për të gjithë, mund të çonim ndeshjen deri ne fund, por kundërshtari ynë luajti shumë mirë. Dalim me kokon lart, asnjëherë nuk është e lehtë të arrish në finale; kjo do të na lërë shumë gjëra dhe do të punojmë mbi gabimet’.

Po a kishte ndonjë peng Italiano nga kjo finale?

Nuk kam asnjë peng, i pashë djemtë që dhanë maksimumin-tha trajneri i Bolognas-tentuam të nisnim sa më shumë në sulm me Odgaard si gjysmëmesfushor dhe gjysmësulmues, por nuk ia dolëm të viiim Napolin në vështirësi. Sforcuam shumë manovra dhe ndoshta ky ishte gabimi. Nuk kam çfarë të shtoj tjetër, bëmë maksimumin ndaj një skuadre plot me lojtarë klasi, ndaj kampionëve të Italisë. Kjo do të na shërbejë për të ardhmen’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB